Ergys Mici, ish-shefi i Urgjencës së Elbasanit, ka denoncuar në emisionin Xhadat, në lidhje me heqjen e tij nga detyra si drejtues i kësaj urgjence.
Ai shprehet se është prej 15 vitesh mjek urgjence dhe se prej 5 vitesh ka drejtuar këtë departament spitalor. Ai shprehet se më datën 4 shkurt të këtij viti është thirrur në drejtori dhe aty i është komanduar shkarkimi i tij me motivin “Performancë e ulët”.
Ai shprehet se gjatë këtyre kohëve si drejtuesi Urgjencës së Elbasanit, ka pasur mirënjohje nga qarku, por dhe nga organet kompetente të shëndetësisë për punën e mirë në staf dhe nuk ka pasur asnjë vërejtje apo ankesa nga qytetarët për mos marrjen e shërbimeve në spital.
Gjithashtu ai tha se këtë shkarkim të menjëhershëm, nuk e pranoj me këtë motivacion sepse prek dinjitetin e tij, gjithashtu u shpreh se ka kërkuar nga drejtoria Rajonale e Elbasanit për ndonjë raport mbi arsyen e largimit, por nuk i është dhënë asnjë shkresë. Z. Mici tha se gjatë gjithë periudhës së tij si mjek, por edhe si drejtues i Urgjencës së Spitalit Rajonal të Elbasanit nuk ka pasur ndonjë vërejtje apo opinion të keq ndaj përkushtimit të tij në punë.
Lidhur me çështjen e zotit Ergys Mici, emisioni Xhadat dërgoi një kërkesë për informacion më datë 9 Shkurt të 2026-tës, por nuk erdhi asnjë përgjigje sipas afatit ligjor i cili është 10 ditë.
Gazetari Ersid Karaj, iu drejtua me ekipin e emisionit drejtorisë Rajonale të Spitalit Elbasan dhe aty përgjigjet shefi i burimeve njerëzore i cili u shpreh se kërkesa juaj është në vlerësim nga drejtoresha Zheni Gjergji, për t’ju kthyer një përgjigje.
Gazetari i tha se kërkesa në lidhje me shkarkimin e z. Ergys Mici është nisur më datë 9 Shkurt dhe sot jemi 25 Shkurt dhe ka kaluar afati ligjor që është 10 ditë. Ai tha se drejtoresha vjen nga dreka në zyrë sepse ndodhet në Poliklinikë.
Gazetari Ersid Karaj i tha se ne do ta presim sepse përderisa nuk kemi marrë një përgjigje me shkresë, na lind e drejta të vijmë këtu ta marrim një përgjigje. Shefi i burimeve njerëzore tha në rregull mund ta prisni sepse do të vijë.
Më pas gazetari telefonon drejtoreshën Zheni Gjergji dhe znj. Gjergji shprehet se momentalisht ndodhet në poliklinikë ku prej vitesh jep shërbim atje dhe nuk pranoi intervistë atje sepse ndodhej me pacientët. Ajo tha se ishte në dijeni për kërkesën që u kemi dërguar dhe tha se punonjësja e cila merret me punët ligjore nuk ndodhej sepse ishte me leje dhe prandaj është vonuar edhe përgjigja. Gazetari Ersid Karaj u shpreh se për këtë drejtoria nuk e ka vënë në dijeni me ndonjë njoftim, kështu që kur do mund të kemi intervistën.
Znj. Gjergji tha se rreth orës 13:00 do të vijë në drejtori dhe duhet të prisni. Ora ishte 11:00 dhe u desh të prite edhe 2 orë të tjera.
Gazetari i drejtohet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale për çështjen, sepse edhe ministria ishte në shkelje të afatit ligjor sepse edhe kërkesa u shkoi njëlloj me drejtorinë Rajonale të Spitalit të Elbasanit më datë 09.02.2026. Edhe ministria kërkoi pak kohë për çështjen. Ata u shprehën se shkresa ka ardhur dhe do ju kthejmë përgjigje sipas ligjit, por në fakt edhe ministria është në shkelje të ligjit mbi përgjigjen e cila e ka kaluar afatin ligjor 10 ditë.
Sapo ekipi i Xhadat, largohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ata i dërgojnë një e-mail drejtorisë Rajonale të Spitalit Elbasan dhe i thotë: Përshëndetje! Ditën e sotme, në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale janë paraqitur gazetarë të emisionit "Xhadat" në MCN TV, në lidhje me kërkesën për informacion të dërguar më datë 09.02.2026, që ka të bëjë me shkarkimin e z. Ergys Mici nga detyra e Shefit të Urgjencës në Elbasan.
Duke qenë se jeni në shkelje të afatit ligjor në përputhje me parashikimet e legjislacionit në fuqi për të drejtën e informimit, lutemi për përgatitjen dhe përcjelljen sa më parë të përgjigjes zyrtare.
Faleminderit,
Pas këtij mesazhi që Xhadave iu erdhi forward nga e-maili i drejtorisë së Spitalit Elbasan, vjen bashkërisht edhe një njoftim prej tyre: Në vijim të kërkesës për informacion të paraqitur pranë institucionit tone nga emisioni "Xhadat" në MCN TV në kuadër të ligjit nr. 119/2014 "Për të drejtën e informimit", i ndryshuar, ju informojmë se rasti është duke u trajtuar dhe materiali përfundimtar do ju vihet në dispozicion shumë shpejt.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.
Pas këtyre njoftimeve dhe urdhrit nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të cilat ndodhën më datë 26 shkurt 2026, të nesërmen më datë 27 Shkurt 2026 iu vjen dhe përgjigja nga drejtoria Rajonale e Spitalit Elbasan.
Ata rendisin 5 pika mbi kërkesë mbi përgjigjen e dërguar dhe ndër këto përgjigje thuhet se ky vendim është marrë nga bordi drejtues, sepse është kompetencë ekskluzive e tij.
Thuhet se “Mosfunksionimi optimal i këtij sistemi ka ndikuar në rritjen e mbingarkesës dhe vonesave në ofrimin e shërbimit.” Ndër të tjera thuhet se z.Ergys Mici vazhdon ushtrimin e detyrës si mjek në urgjencë dhe nuk është hequr si mjek, por si drejtues.
Mirëpo, në këtë përgjigje mungojnë shumë pikëpyetje, mbi arsyen e largimit nga puna, motivet apo raportin analizues se si z. Ergys u shkarkua. Pas kthimit të përgjigjes Xhadat kthehen sërish në Elbasan më datën 2 Shkurt 2026 dhe bisedojnë me z. Ergys Mici mbi kthimin e përgjigjes që ktheu drejtoria e Spitalit Elbasan. Ai shprehet se kjo përgjigje nuk mban indikatorët konkret të largimit tim nga detyra si Shef i Urgjencës së Elbasanit.
Sepse aty përmendet rasti i mos ofrimit të shërbimit në kohë fluksi, por nuk shpjegohet në cilin rast ka qenë. Madje ai tha se për sa i përket pjesës së triazhimit. Kur bëhet triazhimi, pra verifikimi i punës që mat performancën e shërbimit, mua duhet të më vinin në dijeni, por sipas tij, nuk i është dhënë apo komunikuar asnjë prej tyre. Xhadat iu drejtuan drejtorisë së Spitalit të Elbasanit, për intervistën që znj.Zheni Gjergji kërkoi pranë redaksisë së emisionit Xhadat dhe për të ballafaquar kthimin e përgjigjes mbi argumentet që z.Ergys Mici tha për Xhadat.
Ato e presim pak sepse nuk ishte në zyrë dhe pas 30 minutave ajo vjen dhe ekipi i Xhadave ballafaqohen mbi çështjen mirëpo zonja injoroi intervistën duke u shprehur se ua kam dhënë në mënyrë ligjore atë rrugë që kemi ndjekur dhe u fut brenda duke u shmangur t’i përgjigjej fakteve dhe arsyetimeve mbi vendimin e shkarkimit të z.Ergys Mici dhe urdhëroi rojën të mbyllej dera e hyrjes në administratë. Shkojnë sërish tek Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe ata shprehen se ende nuk kemi marrë një përgjigje konkrete nga drejtoria e Spitalit Elbasan.
Në momentin që do vijë do ua japim. Pra, këtu kemi të bëjmë me dy institucione të cilat nuk merren vesh me njëra-tjetrën, të cilat në mënyrë flagrante shkelin ligjin për Të Drejtën e Informimit dhe nuk sqarojnë largimin nga puna të z.Ergys Mici.



