Dy persona janë arrestuar në Elbasan me akuzën e dhunës në familje. Besnik Dashhana, 31 vjeç, banues në Elbasan u vu në pranga pasi më datë 21.12.2016, në banesë dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes shtetases, G.D, 28 vjeçe.
Ndërsa Refit Tërnova, 39 vjeç, banues në Elbasan u vu në pranga pasi më datë 10.01.2017, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës së tij, shtetases S.T, 50 vjeçe
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje”.



