Ilaçi kundër artritit reumatoid mund të shërojë pacientët me Covid-19

Ilaçi kundër artritit reumatoid mund të shërojë pacientët me Covid-19

Pfizer tha të mërkurën se ilaçi i artritit reumatoid Xeljanz ka ulur vdekjet dhe problemet me frymëmarrjen te pacientët e shtruar nga Covid-19 në Brazil, duke përmbushur qëllimin kryesor të studimit.

Studimi i cili u krye në 289 pacientë të cilët kishin probleme me frymëmarrjen dhe ishin të shtruar në spitale, u botua në New Englan Jornual of Medicine.

Pfizer tha që incidenca e vdekjes ose dështimit të frymëmarrjes ishte 18.1% për pacientët e trajtuar me ilaçin krahasuar me 29% të atyre të trajtuar me placebo. 

Efektet e rënda anësore u regjistruan në 20 pacientë të trajtuar me ilaçin dhe 17 te pacientët e trajtuar me placebo.

Xeljanz, i cili i përket një klase ilaçesh të quajtura frenues JAK dhe gjithashtu trajton kolitin ulceroz të sëmundjes autoimune, nuk është aprovuar ose autorizuar për përdorim në asnjë vend për trajtimin e COVID-19.

Vaksina e Pfizer dhe partnerit gjerman BioNTech është një nga tre vaksinat e miratuara aktualisht për përdorim urgjent në Shtetet e Bashkuara dhe Europë.

Burimi: Reuters Përshtati: MCNtv.al

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy