
Gjykata e Tiranës jep masën e sigurisë "arrest me burg" ndaj dy të arrestuar për vrasjen e tregtarit Agim Buci, gjatë tentativës së grabitjes së marketit në Kamëz. Para togave të zeza, Kurti dhe Hode kanë pranuar që kanë shkuar për të grabitur, ndërsa për vrasjen akuzojnë njëri-tjetrin



