Kërcimtari Andi Murra, pjesë e jurisë ‘IDO’: I vetmi shqiptar që jam futur aty. Kënaqësi të gjykoja të rinj nga tërë Evropa

Kërcimtari Andi Murra, pjesë e jurisë ‘IDO’: I vetmi shqiptar që jam futur aty. Kënaqësi të gjykoja të rinj nga tërë Evropa

Kompeticioni i Kampionatit më të madh evropian të kërcimit “IDO”, mbledh rreth veten artistë të rinj nga tërë Evropa.

Kërcimtari Andi Murra, është artisti nga Shqipëria, ndër të vetmit që arriti të bëhet për herë të parë pjesë e kësaj jurie.

Për shikuesit e programit “Zgjohu me MCN”, ai rrëfen eksperiencën e pjesëmarrjes dhe gjykimit të konkurrentëve kërcimtar.

U bëra pjesë e jurisë ‘IDO Europe dance’, nga anëtarët që e drejtojnë, sepse aty do gjykosh dy ditë, ajo ka zgjat tetë ditë, unë kam gjykuar nga ora 8 mëngjes deri 11 të darkës, vetëm më një orë e gjysmë pushim. Kam gjykuar gjatë tërë kohës qindra e qindra kërcimtar dhe të duhej të ishe shumë detajist t’i shikoje të gjithë me detaje sepse është një kampionat që njerëzit paguajnë për tu futur. Jam i vetmi shqiptar që kam arritur të futem aty, e kam pasur si ëndërr këtë pjesë dhe ja ku ja arrita.

Duke qenë se këtë vit u bë në Maqedoni, sepse klasifikimi bën në bazë të asaj që ti bën, dhe i zgjedhin anëtarët se çfarë kanë bërë, ata shikojnë se çfarë ke bërë, sa studentë ke, pastaj jam i pari që kam sjellë artistët internacional në Shqipëri.

Aty ishin pesë mijë kërcimtarë pjesëmarrës, dhe ishte e të vërtetë eksperiencë e veçantë.

Isha në fund i lumtur që gjithmonë ja qëlloja që x grup do fitonte dhe me të vërtet ai dilte fitues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy