Burri i Besa Shahinit -Dardan Molliqaj sulmon fizikisht Haki Abazin, pas debatit në një studio televizive

Burri i Besa Shahinit -Dardan Molliqaj sulmon fizikisht Haki Abazin, pas debatit në një studio televizive

Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e djeshme mes Dardan Molliqajt të PSD-së, burrit të ministres Besa Shahini, dhe Haki Abazit të Vetëvendosjes, pas debatit në emisionin Pressing në T7.

Pas debatit në emision, Dardan Molliqaj i PSD-së dhe Haki Abazi i Vetëvendosjes janë përleshur fizikisht.

Pas ofendimeve, debati i tyre ka kaluar në përplasje fizike.

Drejtuesi i emisionit, Leonard Kërquki, ka thënë se i vjen keq për çka ka ndodhur pas emisionit.

Ai tregon se Molliqaj dhe shoqëruesi i tij e kanë sulmuar, Haki Abazin.

Për këtë çështje pranë televizionit mbërriti edhe Policia për të  sqaruar rrethanat.

Në lidhje me akuzat, kandidati i PSD-së për deputet, Molliqaj është shprehur nuk ka dhunuar askënd.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy