
Kosova shënon sot përvjetorin e 12-të si shtet i pavarur. Ceremonitë shtetërore kanë nisur me ngritjen e flamurit nën tingujt e himnit të Kosovës.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishte shefi i qeverisë, Albin Kurti, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, komandanti i FSK-së, ministra e zëvendësministra.
Ngritja e flamurit u bë nga garda ceremoniale nën intonimin e himnit nga bendi i FSK-së.
Më pas nderime nga figura të LDK-së janë bërë edhe te shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova.



