Të jetosh në qytetin më të ftohtë të planetit, rrëfimi i një fotografi

Të jetosh në qytetin më të ftohtë të planetit, rrëfimi i një fotografi

Oymyakon në Rusi njihet prej kohësh si vendi i banuar më i ftohtë në Tokë. Atje bën aq ftohtë saqë njerëzit konsumojnë rregullisht mish të ngrirë, i mbajnë makinat ndezur 24/7 dhe duhet ta ngrohin tokën me zjarr disa ditë para se t’i varrosin ata që vdesin.

Është e vështirë të kuptosh pse dikush do të dëshironte të jetonte në një vend të tillë dhe akoma më e vështirë të imagjinosh pse dikush do të dëshironte ta vizitonte. Por fotografi Amos Chapple nuk mund t’i rezistonte.

"Unë bëj fotografi udhëtimesh që synojnë seksionet e lajmeve të gazetave dhe më duhet një titull", thotë fotografi nga Zelanda e Re. "Vendi më i ftohtë në Tokë është i parezistueshëm si titull”.

Ai ka udhëtuar më shumë se 10 000 milje për të arritur në këtë fshat me 500 banorë në një cep të largët të Siberisë. Atje avionët nuk mund të ulen gjatë dimrit dhe duhen dy ditë për të arritur me makinë nga Yakutsk, qyteti më i afërt më i madh (është 576 milje larg). Chapple kaloi disa javë duke fotografuar në Oymyakon dhe Yakutsk gjatë muajit të gjatë dhe të errët të janarit në 2013 dhe 2014. Fotografitë e tij të mrekullueshme paraqesin peizazhin e ftohtë, të zymtë dhe banorët e guximshëm që jetojnë në kushte të paimagjinueshme.

Oymyakon shtrihet në një gjerësi gjeografike 63.4608 ° N, 142.7858 ° E, vetëm disa qindra milje nga Rrethi Arktik. Atje është plotësisht errësirë deri në 21 orë në ditë gjatë dimrit, dhe temperatura mesatare shkon në -58 gradë. Megjithatë, kjo normë është pak nëse e krahason me shkurtin e vitit 1933, kur Oymyakon fitoi titullin si vendi më i ftohtë në Tokë kur termometri shënoi -90 gradë.

I ftohti arktik aty është thjesht diçka që duhet duruar. Njerëzit kanë mësuar lloj-lloj marifetesh për të mbijetuar. Makinat mbahen në garazhe të nxehta ose, nëse lihen jashtë, lihen ndezur gjatë gjithë kohës. Të mbjellat nuk rriten në tokë të ngrirë, kështu që njerëzit kanë një dietë kryesisht të bazuar në mish.

Fotografi Chapple e pati të vështirë të fliste me njerëzit që takoi, pasi shumë njerëz nxitonin sa nga një oaz ngrohtësie në tjetrin. Ata që gjetën kohë t’i përgjigjeshin e paralajmëruan për alkoolizmin e shfrenuar, veçanërisht gjatë muajve të pushimeve.

Edhe kamera e Chapple u përball me sfidat e motit të akullt. "Kishte shumë për të mësuar, u deshën disa ditë për të kuptuar disa hile që të mund të punoja", tha ai. “Nga momenti që dola nga hoteli në mëngjes, temperatura e kamerës do të fillonte të ulej. Në kamera ngrinte, dita e punës mbaronte aty”.

Acari i Oymyakon i la edhe pasoja. Në përpjekje për të marrë një pamje të plotë të qytetit, Chapple u ngjit në një antenë radioje në qendër të fshatit, duke u lëkundur gati 50 metra mbi tokë. Në pamundësi për të shkrepur aparatin, ai hoqi me nxitim dorezat dhe bëri foton.

"Munda ta shkrep, por në kohën kur zbrita poshtë, gishti më kishte ngrirë", tha Chapple. “Përgjatë dy javëve të ardhshme, lëkura në gishtin e madh mu hoq njësoj siç ndodh në rastet e djegies ekstreme nga dielli”, rrëfen ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy