Mbyllet TikTok?/ Ekspertët IT: I nevojshëm diskutimi me kompaninë. Vendosja e filtrave, më e domosdoshme se mbyllja

Mbyllet TikTok?/ Ekspertët IT: I nevojshëm diskutimi me kompaninë. Vendosja e filtrave, më e domosdoshme se mbyllja

Deklarata e fundit e ministres së Arsimit për mundësinë e mbylljes së TikTok brenda javës në Shqipëri ka rikthyer në vëmendje debatin se nëse platforma duhet të mbyllet, apo të aplikohen masa të tjera, si penalitete.

Ekspertët IT, Kejsi Voskopi dhe Miklovan Beqiraj, në studion e “MCN Informacion” ndajnë mendimin se përpara mbylljes, është thelbësore që të zhvillohet një diskutim me kompaninë e TikTok.

Sipas tyre, vendosja e filtrave është një masë më e realizueshme dhe efektive sesa mbyllja e plotë e platformës.

Kejsi Voskopi:

Mendoj se duhet të merren disa masa paraprake, siç është diskutimi me kompaninë e TikTok. Mbyllja totale e platformës është e vështirë, pasi kemi parë edhe në Shtetet e Bashkuara, një shtet superfuqi, që qytetarët nuk ishin dakord me mbylljen e saj.

Ata arritën ta mbyllin për disa orë, por nuk arritën të realizonin një rezultat të qëndrueshëm për një mbyllje të gjatë, siç pretendohet këtu, deri në një vit.

Mendoj se është e nevojshme të diskutohet me kompaninë për të marrë masat që ajo mund të ofrojë.

Nëse kjo nuk sjell rezultate, atëherë mund të mbyllet.

Megjithatë, ky nuk është hapi i fundit, pasi gjithmonë duhet kërkuar një mesatare, si vendosja e disa penaliteteve për videot me përmbajtje bullizuese dhe ndoshta kufizimi i aksesit për grupmosha të caktuara për përmbajtje me dhunë.

Miklovan Beqiraj:

Është diçka që mund të realizohet shumë thjesht, sepse ka politikat që shteti duhet të zbatojë në varësi të produktit TikTok që ofron shërbim për qytetarët.

 Do të ishte shumë mirë të aplikoheshin disa filtra për të mundësuar filtrimin e gjithë përmbajtjes që TikTok u ofron qytetarëve, duke filluar nga moshat e vogla.

 Nëse vërtet kryeministri dëshiron ta mbyllë, kjo mund të realizohet shumë lehtë, por më mirë është të shkojmë me filtrat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy