31-vjeçarja shqiptare arrestohet në Selanik, iu gjet hashash dhe kokainë në shtëpi

31-vjeçarja shqiptare arrestohet në Selanik, iu gjet hashash dhe kokainë në shtëpi

Një 31-vjeçare nga Shqipëria u arrestua në Greqi, pasi u kap me një sasi prej 90 kg hashash. Policia e Selanikut arrestoi një shtetas grek 39 vjeç dhe një shqiptare 31 vjeçe.

Arrestimi i tyre erdhi pas një kontrolli të ushtruar nga policia në shtëpinë dhe makinën e tyre, ku u gjetën në total 88 kg dhe 988 g. kanabis, nga të cilat 12.4 kg të përpunuara në trajtën e njohur si “çokollatë” dhe të paketuara në 23 paketa, si dhe 554,8 g kokainë dhe 384 g i pluhur i bardhë, i ngjashëm me karakteristikat e kokainës.

Policia sekuestroi edhe pajisje që shërbenin për konfeksionimin e lëndës narkotike si edhe një shumë prej 3350 eurosh. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy