
Gazetari Blendi Fevziu i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN u shpreh se me përjashtimet e fundit në Partinë Demokratike, kësaj të fundit i janë larguar 88 mijë vota ose 15% e votave të marra në zgjedhjet e 25 prillit.
“Përjashtimet ishin komike dhe të dëmshme. PD ishte e unifikuar dhe me LSI dhe forcat e tjera të renditura me ta dhe presidentit nuk e mundën dot Ramën. Imagjino se çfarë do të ndodh tani që u përca. Duke përjashtuar njerëzit e partisë, vetëm votat që ata kanë marrë në zonë janë 88 mijë vota, janë 15% e votave të opozitës. Ti ke përjashtuar 15% të votave që ka pasur opozita në zgjedhjet e 25 prillit.
Mbështetësit e Bashës thonë që në 15 qershor ai ishte njeriu që ishte dhe ju erdhët të gjithë me Berishën dhe e votuat prapë për kryetar. Kontestimi I Bashës nuk është për zgjedhjet. Gjithë ky grup që thotë që . Basha nuk pranon realitetin që është krijuar, ..në këtë realitet të ri ai nuk nëse Basha do të donte të zgjidhte krizën mund ta zgjidhte me një votëbesim.
SHBA mbështet Bashën sepse I kërkuan largimin e Berishës dhe tani nuk mund ta lënë në mes. Deri këtu nuk është më problem I SHBA por I Bashës që e ka marrë vendimin pa u shpjeguar ende arsyeja nga SHBA.”, u shpreh Fevziu.



