Berisha reagon për largimin e Visho Ajazi: Kishte dokumente për Tahirin e Ramën

Berisha reagon për largimin e Visho Ajazi: Kishte dokumente për Tahirin e Ramën

Pak orë pasi Visho Ajazi Lika bëri dorëheqje nga Shërbimi Informativ Shtetëror, ish- kryeministri Sali Berisha hedh hije dyshimi.

Për ish- kreun e ekzekutivit Visho Ajazi pagoi çmimin e denoncimeve që ka bërë në prokurori të lidhjes së shtetit me narkotrafikantët.

Reagimi

Dorëheqja e Ajazit par lens non volens!

Te dashur miq, Drejtori i Sherbimit Informativ Visho Ajazi , qe i sherbeu vendit me integritet dhe perkushtim te veçante, ne drejtimin e ketij sherbimi dha sot papritur doreheqjen .

Analiste dhe burime te besueshme konfirmojne se ai paguajti me doreheqjen e tij te papritur çmimin e denoncimeve ne prokurori dhe institucione te tjera si dhe informacioneve te panumerta qe faktonin lidhjet e Norieges, narko-kabinetit dhe vellaçko Olsit me drogen, trafiqet dhe krimin e bandat e tij.

Doreheqja eshte nje e drejte e çdo zyrtari. Por kjo doreheqje, ne kulmim e skandalit te implikimit te Saimir Tahirit, si anetar kryesor i bandes Habilaj, dhe bllokimit te prokurorise nga Noriega, deshmon tmerrin e Rames nga dokumentat perveluese qe Sherbimi Informativ mund te dorezonte ne Prokurorine e Krimeve te Renda per dosjen Tahiri por edhe per vet Ramen e pergjuar aksidentalisht duke folur me trafikante dhe per afera te medha korruptive si dhe vellaçko Olsin e kokaines dhe narko-ministra te tjere.

Ne keto kushte, mbeshtes plotesisht kerkesen e ish presidentit Nishani dhe e konsideroj jetike qe te behet publike mbledhja e Keshillit te Sigurise Kombetare. Ne rast tjeter, i bej thirje Komisionit te Sigurise Kombetare te marre me urgjence nga Sherbimi Informativ te gjithe dosjen e implikimit te Rames, Olsit dhe ministrave te tij ne trafiqe dhe banda kriminale! 


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy