Japonia regjistron nëntë milionë shtëpi pa njerëz, shkak rënia e popullsisë

Japonia regjistron nëntë milionë shtëpi pa njerëz, shkak rënia e popullsisë

Shifrat e fundit tregojnë se rreth 14% e të gjitha shtëpive në Japoni janë bosh, dhe kjo po tërheq interesin e investitorëve të huaj.

‘CNN’ shkruan se rënia e numrit të popullsisë vijon të lërë pasoja në ekonominë dhe shoqërinë japoneze, teksa numri shtëpive bosh ka arritur në rreth 9 milionë, që do të mund të akomodonin për shembull, të gjithë popullsinë e Australisë me nga tre persona për çdo banesë.

Shifrat e publikuara së fundmi nga qeveria tregojnë se numri i shtëpive të tilla që tashmë njihen si “shtëpi akia”, është rritur me gjysmë milioni për pesë vjet”.

Bimësia e tejmbushur rrethon një shtëpi të lirë në zonën Yato të qytetit Yokosuka, prefektura Kanagawa, Japoni, më 21 gusht 2013.

Zyrtarët thonë se kjo vjen si rezultat i largimit nga zonat rurale, dhe nga mungesa e dëshirës së atyre që i trashëgojnë shtëpitë për t’i rinovuar, kompletuar apo dhe për t’i shembur.

Shifra totale prej 14% e shtëpive bosh në Japoni, mund të jetë dhe më e madhe. Ndërsa instituti i statistikave Nomura thotë se shtëpitë akia mund të arrijnë deri në 30 përqind të banesave në një dekadë.

Toka e lirë taksohet më shumë në Japoni në krahasim me atë me ndërtesa dhe kjo është një nga arsyet që pronarët e tyre nuk i shembin ndërtesat.

Një shtëpi prej druri e braktisur pjesërisht e shembur në Tambasasayama, Japoni më 05 Prill 2023

Por një interes në rritje shihet nga të huajt për pronat boshe, veçanërisht shtëpitë tradicionale ‘kominka’, që përdoren si shtëpi pushimi apo u lihen me qera turistëve.

Jeni japonez është në nivelet e tij më të ulëta në krahasim me valutat e mëdha dhe kjo ka nxitur shtimin e turistëve, 3 milionë prej të cilëve llogaritet se vizituan vendin vetëm në mars.

Si Japonia ashtu dhe Korea e Jugut në jug ka një rënie të numrit të lindjeve për çdo grua, që vitin e shkuar shënoi një mesatare prej 0.72, më poshtë se 1.26 25 shënoi në 2022.

Pra, e gjithë kjo do të thotë se problemi i shumë shtëpive dhe shumë pak njerëzve duket se do të vazhdojë për ca kohë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy