Për historianen dhe pedagogen Elena Kocaqi ka disa momente fatale për shqiptarët, të cilat kanë ndikuar në shkatërrimin e kombit shqiptar.
Ajo deklaron se momenti i parë nis që nga fillimi i Katerinës së Rusisë, plani për krijimin e një perandorie ortodokse në Ballkan dhe thotë se këtu fillon shkatërrimi i kombit shqiptar.
Kjo shkatërroi një pjesë të madhe të kombit shqiptar në shekullin 19. Është një histori e gjatë që na ka dëmtuar shumë, se na ka marrë shumë, marrja e arvanitësve popullsi autoktone dhe shndërrimi i saj në një shekull në grekë fals.
Ky identitet i ri është identitet fals, se shqiptarët vendas u përzien në 1923 me ardhjen e popullsive nga Azia dhe kjo krijoi atë identitet dhe kjo na ka dëmtuar shumë.
Por edhe krijimi i shteteve ortodokse nga Rusia në Ballkan. Si Serbia, Mali i Zi. Morën shqiptarët ortodoksë të kishës i bën bashkë.
Shqiptarët myslimanë i çuan drejt Turqisë, bën spastrim fetar. Për Ballkanin nuk ka etni, ky mentalitet është, me këtë jemi shkatërruar si komb.
Se me anë të kësaj u ndamë, asimilimi është procesi më i keq për të shkatërruar një komb. Ky territor që mbeti në 1912 i jepte sulmin përfundimtar.
Se ky territor që mbeti brenda perandorisë osmane me popullsi shqiptare ortodokse, myslimane, katolike, ishte bërë projekti rus dhe ballkanik që do të ndahej mes Serbisë, Bullgarisë, Greqisë, vinin të dyja në Shkumbin, njëra merrte jugun, Greqia toskërinë dhe tjetra veriun, Serbia gegërinë.
Dhe ky plan nuk u lejua nga Austro-Hungaria e cila nuk donte që në detin Adriatik dhe Jon, të lejonte këtë gjë.
Fati jonë i madh i asaj kohe që çoi 1 milion ushtarë në kufi dhe tha ose bëhet Shqipëria shtet ose bëhet luftë botërore. Kishe fatin e madh që kishe dy dete.
Gjeografia edhe na ka marrë në qafë, edhe na ka mbajtur.
Lufta që bëhet në Shqipëri është që shqiptarët të mos ndjehen krenarë qoftë nga historia, gjuha, prejardhja, e shkuara dhe e tashmja dhe mos të mendojnë që të ketë të ardhme, në këtë mënyrë ai të zhbën si komb dhe të nxit për të emigruar.
Duke folur në emisionin “Bilardo” në MCN TV, Kocaqi tha se ne vërtetë kemi vuajtur si komb, por nuk kemi arritur të krijojmë antitrupa mbrojtës.
Sipas saj, këtu nuk lejohen të krijohen antitrupa mbrojtës, se këtë e krijon pikërisht politika me anë të programeve që bën, media dhe arsimi.
Ndërsa ne jemi i vetmi popull që asnjëherë nuk kemi bërë sulm, por s’dimë të bëjmë as mbrojtje.
Nuk ka pasur ndonjëherë Shqipëria shtet të fuqishëm sa ishte diktatura. Ka pasur probleme për të drejtat e njeriut, por nga pikëpamja ushtarake, bujqësia etj., nuk i ke.
Unë nuk jam për nacionalizma ekstreme, ti duhet të mbrosh vetveten, të mbrosh kombin, historinë, gjuhën, kulturën, ekonominë, territorin që ke.
Zhvillimin e Greqisë 30 vitet e fundit shqiptarët e bën. Ne mund ti kemi më të sinqerta ata duan të përfitojnë nga sinqeriteti dhe naiviteti ynë.
Ata për çdo gjë që vijnë këtu kërkojnë të marrin një gjë.



