Fundjavë në plazh, situata rrugore në gjithë vendin

Fundjavë në plazh, situata rrugore në gjithë vendin

Fundjava sjell një fluks lëvizje mjetesh në drejtim të zonave bregdetare duke sjellë dhe rëndim të trafikut, sidomos në aksin Durrës-Tiranë.

Policia rrugore bën të ditur se deri në mesditë sitauta ka qënë normale. Aksi rrugor nga Rrethrotullimi i Cermës - Lushnje- Fier- Levan- Fratan nuk ka ngarkesë- lëvizja normale. Në akset rrugore për në Seman dhe Divjakë ka fluks lëvizje por pa probleme. Aksi rrugor Tirane - Maminas -Gjiri Lalëzit është me ngarkesë normale. po kështu dhe aksi Durrës- Kavajë. 

Në rrugën Shkodër -Velipojë hyrja ka patur ngarkesë, por tani e normalizuar. Ndërkohë që Saranda ka trafik në drejtim të Ksamilit, por pa probleme.

Përsa i përket Tiranës, policia u kërkoi drejtuesve të mjeteve të shfrytëzojnë edhe akset e tjera rrugore, për të lehtësuar qarkullimin në autostradë. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy