Autoritetet në Malajzi kanë arrestuar tetë persona të dyshuar për lidhje me grupin terrorist ISIS. Një prej këtyre personave është një shtetas shqiptar. Tema TV mëson se personi i arrestuar quhet Klodjan Zajmi.
Mësohet se 34-vjeçari nuk ka qenë asnjëherë profesor në Shqipëri, por mund të ketë dhënë mësim në Malajzi (siç raportojnë mediat vendase atje). Zaimaj ka rreth tetë vite që jeton në Malajzi. Ai vjen nga një familje e respektuar në Elbasan. (Më poshtë foto nga TPZ)
Njoftimi i policisë:
Policia e Shtetit konfirmon se 1 nga 8 te arrestuarit në Malajzi, të dyshuar për terrorizëm, është shtetasi shqiptar Z.K., i cili banon dhe punon prej vitesh ne ate shtet ku dhe ka mbaruar studimet e larta.
Strukturat e specializuara të Antiterrorit në Policinë e Shtetit janë duke punuar intensivisht për rastin në fjalë si dhe për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.
Policia e Shtetit po bashkëpunon me agjensitë e tjera ligjzbatuese e inteligjente në vend dhe jashtë saj, duke shkëmbyer të dhëna.



