Papa: Amerikanët të na tregojnë një dosje korrupsioni, përndryshe lënë shije të keqe tek qytetarët shqiptarë (VIDEO)

Papa: Amerikanët të na tregojnë një dosje korrupsioni, përndryshe lënë shije të keqe tek qytetarët shqiptarë (VIDEO)

Analisti Robert Papa tha sot nga studio e lajmeve të MCN TV se amerikanët duhet të na ndihmojnë duke treguar një dosje korrupsioni. Përndryshe kjo lë shije të keqe tek qytetarët shqiptarë sipas Papës.

Intervsta:

Ndalemi te deklarata e djeshme e zyrtarit amerikan, Gabriel Escobar, i cili tha se janë për të ardhur keq përpjekjet e Sali Berishës për të marrë godinën e partisë demokratike. A është kjo një tjetër goditje për Sali Berishën?

Papa: Escobar duhej të kujtonte se para Kuvendit bëri një takim me Bashën dhe bëri thirrje që askush të mos bashkohej me Berishën edhe tashmë sërish do bëhet e kundërta. Në intervistën e fundit ai foli për akuzat e DASH për Berishën duke thënë se janë për korrupsion.

Mendoni se kanë gabuar amerikanët që kanë deklaruar partneritet me Bashën?

Papa: Escobar është nivel i pestë dhe nuk fton ai, ku është ftesa. Për çfarë miqësie flet Escobar? Në një intervistë që kam bërë me Escobar ai ka thënë se ne nuk mbajmë anë, nuk mbështesim parti apo individë. Berisha është non grata. Nuk kanë kohë nivelet politike të merren me Shqipërinë. Escobar e pa, nuk e kthen dot bazën e PD.

Escobar nixiti organet e drejtësisë që të hetojnë dhunën në PD apo edhe korrupsionin e personave non grata. A mund të prodhojë ky presion amerikan një aktakuzë të drejtësisë shqiptare ndaj Sali Berishës?

Papa: Lufta kundër korrupsionit nuk është ndonjë gjë e re. Ne do të donim që amerikanët të na ndihmonin, të na tregojnë një dosje korrupsioni. Me lojra fjalësh, lë shije të keqe tek ne. Në raportin vjetor e nxijnë Shqipërinë, në intervista dalin ndryshe.

Nëse përkrahësit e Berishës duan të shohin prapa, tha zoti Escobar, duhet të shkëputen prej tij. A mendoni se rruga e Partisë Demokratike drejt pushtetit lidhet me largimin e Berishës nga jeta aktive politike?

Papa: Mënyra e të folurit ndaj shqiptarëve krijojnë probleme që nuk ekzistojnë. Nuk mund ti bësh asnjë thirrje një force politike.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy