Pak para kontrollit të banesës, Ilir Proda është thirrur me urgjencë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) ku është marrë në pyetje nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Ndërkohë vetëm pak minuta më parë Proda ka lënë ambientet e BKH-së, ndërsa herët në mëngjes agjentët kishin zbritur në terren dhe bastisën shtëpinë e tij.
Burimet bëjnë me dije se në total janë lëshuar 4 masa sigurie nga Gjykata e Posaçme. Mes tyre, është firmosur një masë "arrest shtëpie" për Vlora Hysenin, si dhe 3 kontrolle banesash në kuadër të këtij operacioni.
Agasi u arrestua disa javë më parë për dosjen lidhur me abuzimet e tenderave, pas 8 muajve në arrati. Sipas burimeve, SHISH nuk kishte asnjë informacion për arrestimin e biznesmenit. Prokurorët e çështjes janë Bledar Maksuti dhe Altin Dumani.



