Basha nga Durrësi: Biznesi në luftë për mbijetesë (VIDEO)

Basha nga Durrësi: Biznesi në luftë për mbijetesë (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua këtë të hënë me bizneset në autostradën Tiranë-Durrës, në kuadër të turit të takimeve “Rrugëtimi për Shqipërinë”. Kryeopozitari Basha tha se biznesi është në luftë për mbijetëse, teksa theksoi se PD është e angazhuar për të ulur taksat.

Sektori i biznesit është në luftë për mbijetesë. Ju po mbyteni nga efekti i rritjes së taksave, rritjes së kostos dhe korrupsionit të kudogjendur që kanë shkaktuar një klimë biznesi më të keqen në Evropë. Në kontrast me këtë qeveri, për mua një biznes i çliruar, i rimëkëmbur, është në zemër të vizionit tonë për Shqipërinë. Ju keni gjenialitetin për të çarë përpara, për të arritur sukses për të qenë shtyllë e prosperitetit të vendit”, tha Basha.

Më tej, kreu i opozitës u shpreh se bizneseve u duhet një qeveri që t’i kuptojë, mbështesë dhe që u jep ndihmë.

Një qeveri që t'jua bëjë jetën më të lehtë. Për këtë arsye ne jemi të përkushtuar për uljen e taksave për luftën kundër korrupsionit dhe kushteve të barabarta”, u shpreh Lulzim Basha. Gjithashtu, Basha tha më tej se Shqipëria po tregohet me gisht si kryeqyteti i krimit në Ballkan.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy