
Depërtimi i masave ajrore me origjinë Afrikane do të diktojë në vendin tone mot te kthjellet dhe të nxehtë gjatë gjithë paradites por orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin e vendit ku më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat malore.
Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 12°C deri në 36°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.
Rajoni dhe Europa
Pjesa më e madhe e kontinentit karakterizohet nga moti i qëndrueshëm ku moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante ku temperatura ekstremisht të larta priten ne Italinë Jugore si edhe rajonin e Ballkanit ndersa Ishujt Britanikë si edhe Europa Qëndrore do të përjetojnë rrebeshe shiu, breshër si edhe mini-stuhi të forta ere.
Po ashtu, stuhitë tropikale do të vijojnë në rajonin e Balltikut.



