Tentoi të vidhte një bankë dhe merr me dhunë para në një Exchange, arrestohet një person në Durrës

Tentoi të vidhte një bankë dhe merr me dhunë para në një Exchange, arrestohet një person në Durrës

Një person i cili tentoi të merrte me forcë një shumë parash në kasën e një banke në Durrës dhe gjatë largimit morri me dhunë 500 mijë lekë të reja në një Exchange, është vënë në prangat e policisë së Durrësit

Pas marrjes së njoftimit se një person kishte tentuar të merrte me dhunë, një shumë parash, në kasën e një banke të nivelit të dytë, në lagjen Nr. 3, Durrës, uniformat blu organizuan punën për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit.

Në momentin që shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë marrë njoftim se një person kishte marrë me dhunë një shumë parash në lagjen Nr. 1, Durrës, dhe ishte larguar.

Falë mirorganizimit të punës, angazhimit të të gjitha shërbimeve policore, patrullës së përgjithshme, forcave “Shqiponja” dhe atyre operacionale, si dhe falë sigurimit të informacionit për autorin, pasi dyshohej se ishte i njëjti shtetas, u bë e mundur që në kuadër të operacionit policor të koduar “Exchange”, të identifikohej, kapej dhe vihej në pranga autori i dyshuar shtetasi Florenc Deda, 29 vjeç, banues në Rrogozhinë.

Nga veprimet hetimore dhe këqyrja e pamjeve filmike rezultoi se 29-vjeçari është autori i dyshuar i të dyja rasteve të tentativës dhe të marrjes me dhunë të shumës së parave në lagjen Nr. 1 dhe në lagjen Nr. 3, Durrës.

Në cilësinë e provës materiale, shërbimet e policisë sekuestruan shumën e parave të marra me dhunë në exchange.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy