
Shoferi i një mjeti të tonazhit të rëndë përfundoi në prangat e policisë së Tiranës nën akuzën e mitdhënies.
Policia e Tiranës bën me dije se gjatë ditës së djeshme në rrugën “Sadik Petrela” është ndaluar automjeti me targë AA190TA, për shkelje të rregullave të qarkullimit.
Gjatë kontrollit policor drejtuesi i mjetit me iniciale Sh.Sh., 56 vjeç, me qëllim shmangien e penalizimit për shkeljen e konstatuar i ka ofruar një shumë monetare agjentit verifikues.
Burri është arrestuar në kushtet e flagrancës për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj funksionarëve që ushtrojnë funksione publike”.



