“Për Shqipërinë luaj edhe i dëmtuar”, Sadiku: Silvinjo më tregoi projektin, ndaj Polonisë fitojmë me kundërsulm

“Për Shqipërinë luaj edhe i dëmtuar”, Sadiku: Silvinjo më tregoi projektin, ndaj Polonisë fitojmë me kundërsulm

Sulmuesi shqiptar, Armando Sadiku, deklaroi se është i gatshëm të luajë për Kombëtaren edhe i dëmtuar.

Duke folur një emisionin “Skaner” në MCN TV, Sadiku zbuloi se ka pasur një bisedë me trajnerin Silvinjo, i cili i ka treguar projektin, ndonëse nuk e grumbulloi për ndeshjen e nesërme ndaj Polonisë, për shkak dëmtimi.

Sipas lojtarit, Shqipëria mund të marrë fitoren ndaj Polonisë, nëse luan në bllok dhe shfrytëzon kundërsulmet.

Shqipëria ka një grup lojtarësh të rinj. Janë marrë edhe lojtarë që grumbullohen për herë të parë. Të shikojmë në ndeshjen me Poloninë. Trajneri i ka ndjekur lojtarët dhe ka marrë të rinj. Një lojtar i ri në Kombëtare, mundohet të japë maksimumin. Unë kam folur me trajnerin Silvinjo dhe më ka bërë më rezyme të projektit. Ai ka qejf që të sjellë një energji që ka munguar te Kombëtarja. Duke parë edhe listën, ka marrë lojtarët që janë më në formë. Shpresojmë ta nisim me këmbën e mbarë dhe me një fitore në Poloni.

Është një kombëtare e fortë Polonia, u pa edhe në Botëror. Nëse luajmë një bllok poshtë dhe me kundërsulme, me lojtarët që kemi, mund t’ia dalim. Kjo do të jetë e vetmja mënyrë për të shënuar dhe për të marrë 3 pikët. Ata humbën ndaj Çekisë dhe do të luajnë shumë agresivë që nga fillimi ndaj Shqipërisë.

Unë kam qenë i dëmtuar, por nëse do më jepej mundësia, do të jepja shpirtin në fushë për ekipin kombëtar për 90 minuta. Nëse japin të gjithë maksimumin për atë fanellë, shpresojmë për të shkuar në Europian. Shpresoj ta nisim me këmbë të mbarë dhe do të ishte një fitore e artë.

Në bisedën që kisha me trajnerin, më tha se kishte qejf që të luante me 4-5-1 ose 4-3-3, sepse do që ta mbajmë më shumë topin. Mendoj se ky është një grup më i dobët, se ai kur u kualifikuam në Europian në vitin 2016. Për Kombëtaren shqiptare, do të jem i gatshëm deri në fund të karrierës sime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy