Shqiptarët në Luginën e Preshevës/ Mustafi: Reciprociteti, parimi kryesor në marrëveshjen Kosovë-Serbi (VIDEO)

Shqiptarët në Luginën e Preshevës/ Mustafi: Reciprociteti, parimi kryesor në marrëveshjen Kosovë-Serbi (VIDEO)

Kryetari i Këshillit nacional Shqiptar në Luginën e Preshevës, z. Ragmi Mustafi, në një komunikim për edicion e lajmeve në MCN tv, foli sot për takimin me emisarin për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ai tha se qeveria amerikane është e përkushtuar në çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Për ne ishte jashtëzakonisht impresive pasi patëm takim të drejtpërdrejtë me të dërguarin e Ballkanit Perëndimor, z.Escobar, ku në mënyrë të hapur diskutuam sa i përket çështjes së shqiptarëve në Luginën e Preshevës, dhe sa i përket dialogu Kosovë-Serbi, apo edhe të një thirrje komfor realizimit të aspiratave politike të shqiptarëve në Luginë.

Ai dha një mesazh të qartë se SHBA ka një interes të jashtëzakonshëm s ai përket shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Mustafi ka thënë se autoritetet në Kosovë i kanë siguruar që në procesin e bisedimeve përkatësisht marrëveshjes Kosovë-Serbi, proces qenësor do të jetë parimi i reciprocitetit, në mënyrë që atë që e marrin komuniteti serb në Kosovë ta merr edhe komuniteti shqiptar në Luginën e Preshevës.

Asnjëherë nuk kemi dashur të komentojnë çështjet e zhvillimeve qoftë në Tiranë, qoftë në Prishtinë.

Megjithatë kjo mbetet mbi autoritetet e Prishtinës, të vendosin në çfarë formë dhe mënyre do të na akomodojnë komunitetin gjatë këtij procesi por ajo që u shpreh qartë nga zyrtarët e lartë, nga kryeministri, qoftë edhe nga presidentja Osmani, se gjithçka që është e mundur të jetë brenda Kushtetutës së Republikës së Kosovës. 

Krahas asaj, do të kërkojnë që edhe çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të jetë pjesë e këtij procesi, sepse nuk ka asnjë arsye, që një komuniteti ti ofrohet një standard tjetër i të drejtave, përderisa komuniteti shqiptar të luginës i mohohen të drejtat më elementare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy