Një avion me 81 pasagjerë ne bord dhe nëntë anëtarë të ekuipazhit është përfshirë në një aksident të rëndë ajror në Rio Negro të Kolumbisë. Pilotët kërkuan ndihmë nga kulla e emergjencës në zonën e La Keha. Avioni ishte nisur nga aeroporti Viru i Bolivisë. Rreth 6 persona mendohet t’i kenë mbijetuar kësaj tragjedie. Në mesin e personave në bord ndodheshin edhe lojtarë të skuadrës braziliane të futbollit Chapecoense, për të cilët tashmë në rrjet po qarkullon edhe një video e çasteve para nisjes në aeroport. Kjo skuadra po udhëtontë në Kolumbi për t'u ndeshur me Atletico Nacional në finalen e Kupës së Amerikës Latine. Imazhet satelitore tregojnë reshje intensive dhe stuhi në zonën ku dyshohet se është rrëzuar avioni. Mendohet se moti i keq ka qenë edhe shkaku i këtij aksidenti.



