
Kryedemokrati Sali Berisha e nisi vitin 2023 me thirrjet për revolucion por dhe me akuzat për korrupsion ndaj kryeministrit Rama. Berisha përmend inceneratorët dhe kontrabandën, ndërsa thotë se kryeministri ka vjedhur edhe në Natën e Vitit të Ri.
Duke komentuar video-mesazhin që kreu i qeverisë pati për popullin në natën e ndërrimit të viteve, ku ndryshe nga urimi tradicional, i kërkonte ndjesë qytetarëve, kryedemokrati thekson se në atë fjalim, nuk kishte asgjë reale. Kjo deklaratë e Berishës vjen në një kohë, kur Partia Demokratike vijon ende të jetë e përçarë dhe zgjedhjet e 14-majit do ta gjejnë forcën më të madhe opozitare në vend, në dy kampe.
Lidhur me grupimet brenda PD-së, ka reaguar edhe kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, ka nënvizuar nevojën për një marrëveshje brenda opozitës në lidhje me këshilltarët dhe këshillat bashkiakë.
Aksioni opoiztar dhe gara elektorale e 14 majit janë dy nga sfidat më të mëdha që të dyja palët e PD-së do të kenë për vitin 2023.



