Policia serbe ka ndaluar 3 shqiptarë në Preshevë të cilët sipas mediave serbe po udhëtonin drejt Beogradit me një dron të cilin do ta përdornin në ndeshjen Skënderbeu-Partizani.
Policia serbe i ka ndaluar tre shqiptarët në Preshevë pasi pas kontrollit në makinën e tyre është gjetur një dron. Policia dhe zyrtarët serbë pas një kontrolli të imtësishëm kanë gjetur në bagazhin e makinës ku udhëtonin shqiptarët një dron që sipas mediave serbe ishte pa licencë.
Shqiptarët iu kanë thënë autoriteteve serbë se ata ishin rrugës për në Beograd.

Gjithsesi kjo histori nuk është besuar nga policët të cilëve nga shqiptarët iu pohua se nuk ishte e nevojshme të posedonin licencën për dronin.
Duke pasur parasysh faktin se të enjten në Beograd luhet një ndeshje me rrezik të lartë mes Partizanit dhe Skënderbeut, policia nuk i ka lejuar shqiptarët për të vazhduar, raporton “Kurir”.
Kujtojmë se para 3 vitesh, ekzaktësisht më 14 tetor, në stadiumin e Partizanit të Beogradit luhej ndeshja Serbi-Shqipëri kur një flamur me hartën e Shqipërisë së Madhe dhe dy herojntë e kombit tonë, Isamil Qemali dhe Isa Boletini, u ul në fushën e gjelbër nga Ballist Morina duke shkaktuar ‘tërbimin’ e tifozëve vendas të cilët u futën në fushë duke sulmuar lojtarët kuqezi.
Prej kësaj ngjarje shteti serb ka lëshuar një urdhër arresti për Balllist Morinën i cili është i ndaluar në Kroaci dhe ndodhet në burg nga ku po i nënshtrohet një kalvari të gjatë gjyqesh. Në pritje të vendimit për ekstradimin, që mund të jetë fatal për Morinën, ende nuk dihet sesi do të shkojë fati i shqiptarit që bëri miliona zemra kuqezi të lumtur me gjestin e tij.



