Restorantet e mëposhtme kanë disa kushte të caktuara për klientët, disa prej tyre mund të jenë të ekzagjeruara, kurse disa të tjera jo.
Restoranti Olivers në Valencia të Spanjës është vetëmpër nudistët. Atje është e ndaluar të shkohet me veshje dhe mund të ulen për të ngrënë vetëm ata qëjanë tërësisht nudo. Ky rregull vlen edhe për pjesët e tjera të kompleksit, si fushën e golfit, hotelin dhe apartamentet me qira.
Në restorantin Victoria & Alberts të hotelit Floridian Resorts and Spa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e ndaluar hyrja e fëmijëve, pavarësisht se ndodhet në Disney. Që prej korrikut të vitit 2008 nuk lejohet hyrja e fëmijëve nën moshën 10 vjeç, pasi hoteli dëshiron, që të garantojë një eksperincë vetëm për të rritur.
Në kafen Kashiwa Mystery në jug të Japonisë është e ndaluar të hahet ajo që porositet. Një kërkesë kjo nga më të çuditshmet. Nëse ju shkoni në këtë lokal mund të hani vetëm atë, që ka porositur personi i ulur para jush në atë tavolinë. Ndërkohë ai, që vjen pas jush do të marrë porosinë tuaj.
Në restorantin Surry Hills në Australi është e ndaluar të lihet ushqimi i papërfunduar. Ky restorant me ushqime japoneze ka vendosur një rregull, që parashikon se ata që nuk përfundojnë ushqimin e tyre duhet të paguajnë një gjobë dhe do tu ndalohet hyrja në të ardhmen. Nga ana tjetër ata që e përfundojnë marrin 30 për qind ulje. E vetmja gjë, që mund të lihet pa përfunduar është salca shumë pikante Wasabi./Culturizando/



