Trump zgjedh CEO të industrisë së naftës dhe gazit Chris Wright si Sekretar të Energjisë

Trump zgjedh CEO të industrisë së naftës dhe gazit Chris Wright si Sekretar të Energjisë

Presidenti i zgjedhur Donald Trump përzgjodhi zoti Chris Wright, themelues i një kompanie në fushën e naftës, për të drejtuar Departamentin e Energjisë.

Ekipi i tranzicionit i zotit Trump njoftoi zyrtarisht këtë emërim të shtunën. Të premten, Presidenti i zgjedhur Trump njoftoi ngritjen e Këshillit Kombëtar të Energjisë, që do të drejtohet ish guvernatori i Dakotës së Veriut, Doug Burgum, i propozuar për postin e Sekretarit të Brendshëm.

Në këtë rol zoti Burgum do të drejtojë një strukturë që shtrihet në të gjitha agjencitë e degës ekzekutive, të përfshira në çështje që lidhen me lejet për energjinë, prodhimin, shpërndarjen, transportin dhe rregulloret në këtë fushë, shprehej zoti Trump nëpërmjet një deklarate.

Si kryetar i Këshillit Kombëtar të Energjisë, zoti Burgum do të ketë një vend në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, tha presidenti i zgjedhur.

Zoti Wright, drejtor ekzekutiv i kompanisë Liberty Energy me bazë në Denver të Kolorados, nuk ka përvojë politike dhe ka shkruar gjerësisht mbi nevojën për rritjen e prodhimit të energjisë nga burime jo të rinovueshme, për të nxjerrë njerëzit nga varfëria.

Prodhimi i naftës në SHBA arriti nivelin më të lartë që një vend ka prodhuar ndonjëherë gjatë administratës së Presidentit Biden dhe është e paqartë se sa do arrijë Sekretari i ri i Energjisë dhe administrata e ardhshme të shtojnë prodhimin e naftës.

Shumica e vendimeve për shpimin e naftës merren nga kompani private që punojnë në tokë që nuk është në pronësi të qeverisë federale.

Sekretari gjithashtu mbikëqyr kompleksin e armëve bërthamore të SHBA-së, asgjësimin e mbetjeve të energjisë bërthamore dhe 17 laboratorë kombëtarë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy