Kafja e mëngjesit dhe efekti i saj në organizëm

Kafja e mëngjesit dhe efekti i saj në organizëm

Kërkues të University of East London kanë arritur në një përfundim sa interesant, po aq edhe te papritur. Pirja e kafes si substancë nuk ka asnjë ndikim të dukshëm në zgjimin dhe përgjithësisht tonifikimin e njeriut.

I gjithë efekti, në fakt i detyrohet vetëm idesë që krijon të pirit e kafes, dhe të konceptuarit e saj si një element që ndikon drejtpërdrejt në zgjimin dhe performancën tonë të mëngjesit veçanërisht.

Për të arritur në këtë përfundim, ata analizuan sjelljen e 88 personave të mësuar me pirjen e kafes si dhe me mendimin se ajo të ndihmon për riaktivizimin në mëngjes.

Të gjithë këtyre personave iu dha çdo mëngjes të pinë kafe të dekafeinuar. Me fjalë të tjera, të gjithë këta persona me moshë 18 deri 47 vjeç, për gjatë gjithë kohës së eksperimentit kanë pirë kafe false.

Monitorimi i parametrave të humorit dhe kapaciteteve në terma mendore, gjatë gjithë eksperimentit treguan se ato përmirësoheshin me pirjen e "kafes".

Përfundimisht, kërkuesit arritën në përfundimin se efekti i kafes, më shumë se sa kafeinës që gjendet në të, i detyrohet  mendjes së atij që është duke e konsumuar dhe që është i bindur se kafja të freskon trurin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy