Berisha: Rama ka vendosur të mbyllë parlamentin. Deputetët e PS-së të mos bëhen provokatorë

Berisha: Rama ka vendosur të mbyllë parlamentin. Deputetët e PS-së të mos bëhen provokatorë

Kryedemokrati Sali Berisha në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, deklaron se u diskutua gjerësisht se si t’i përgjigjen dhëmbë për dhëmbë, përpjekjeve të Edi Ramës për të vazhduar me mohimin e të drejtave Kushtetuese të deputetëve në parlament.

Ai tha se grupi i PD dënon çdo provokim që bëhet në kohën që janë në protestë në parlament.

Unë ju kërkoj deputetëve socialistë mos merrni rolin e provokatorit. Nëse ne protestojmë për të drejtat kushtetuese të deputetit, minimumi është të respektoni protestën.

Të mos ndodhë si dje, ne protestonim dhe ata merrnin fjalën se si e si, të zhurmonin protestën tonë. Kjo situatë i turpëron ata.  

Ne po protestojmë për problemet më të drejta për ekzistencën e parlamentit dhe pluralizmit. Kjo është thirrja ime për ta.  

Përgjigja, ju do ta ndiqni sepse asgjë sekret nuk kemi ne, dhe do të jetë publike.  

Edi Rama, po ua them unë ju, ka zgjedhur taktikë që të mbyllë parlamentin, në mënyrë që ta bëjë të paqenë parlamentin.

Do të ketë një datë në datën 2 nëntor dhe seancën tjetër e ka vendosur për ta bërë në datën 22.

Ne nuk pranojmë asnjë praktikë të tillë, ne vazhdojmë betejën. Jo me dhunë.

Dhunën e filloi ai tjetri, i cili për të thyer protestën tonë, iu nënshtrua kryetares, çfarë kryetare, se nuk është kryetare ajo, të parlamentit, që e mbushi me gardistë parlamentin dhe kërkonte tu kundërvihej protestës tonë, duke ja dhënë fjalën këtij dhe ati.

Z. Sina nuk mund të merrte fjalën, në një kohë kur e tërë opozita ishte në protestë. Të tjera u ekzagjeruan nga mediat, sepse unë kam qenë aty, dhe ai nuk u godit.

Ti marrim me radhë pak, ai nuk u godit. Pati përplasje fizike se ai u sul drejt tij, ky jo vetëm që e shkeli njëherë, moralisht e ligjërisht. Ne në protestë, ky mori fjalën për të prishur protestën.

Ky nuk është polic aty, por deputet dhe nuk mund të prishë protestën.

Deputetët e mazhorancës duhet të vendosin të respektojnë të drejtat e opozitës në parlament, nëse duan që parlamenti të funksionojë. Kaq e thjeshtë është.

Ndërsa kërkesën e Partisë Socialiste për përjashtimin e shtatë deputetëve të opozitës nga parlamenti, Berisha tha se ky është një vendim i urdhëruar nga Edi Rama, i turpshëm dhe do të marrë përgjigje.

Çdo vendim i tyre që nuk përfill protestën e drejtë të deputetëve të opozitës do të marrë përgjigje prej tyre. Ju ftoj të jeni aty në 3.30.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy