Buxheti për Tiranën, Shabani: U miratua në shkelje të ligjit, e kemi adresuar te prefekti. Duhet të shmanget teprica buxhetore

Buxheti për Tiranën, Shabani: U miratua në shkelje të ligjit, e kemi adresuar te prefekti. Duhet të shmanget teprica buxhetore

Kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani deklaroi në studion e emisionit MCN Economy, se mënyra si u miratua buxheti i Bashkisë Tiranë për vitin 2024 ishte në shkelje të disa rregulloreve dhe kodeve dhe për këtë arsye kjo çështje i është adresuar prefektit, që ta kthejë për votim buxhetin, duke shtuar se nëse nuk ndodh do shkohet dhe në Gjykatën Administrative.

Duke vijuar më tej,  Shabani tha se prej vitit 2016, Bashkia Tiranë ka tepricë buxhetore dhe se kjo situatë duhet të ndryshojë.

Sipas Shabanit, 100 milionë eurot që nuk janë shpenzuar deri më tani duhet të shfrytëzohen për të zgjidhur problemet kryesore që kanë qytetarët, ndërkohë që 17 milionë eurot plus që mblidhen çdo vit duhet t’i lihen qytetarëve dhe disa taksa, si ajo e infrastrukturës arsimore të hiqen.

Mënyra si u votua u bë në shkelje të rregullores së Këshillit Bashkiak, në shkelje të ligjit për pushtetin vendor dhe në shkelje të kodit të procedurave administrative. Sot ne i jemi adresuar prefektit për të ezauruar ankimin administrativ që të kthejë për votim buxhetin. Nëse prefekti nuk do të reflektojë do t’i drejtohemi Gjykatës Administrative. Në rregulloren e Këshillin Bashkiak, në kodin e proceduarave administrative  ka një procedurë që si kalohet buxheti. Çfarë është vendosur? Kryetari i Këshillit Bashkiak ka vendosur ta kalojë pa debat duke anashkaluar pikat që janë të parashikuara shumë qartë si kalohet buxheti duke na mohuar të drejtën për pyetje dhe propozime.  

Që në 2016 bashkia ka tepricë buxhetore, ne na lindin dy probleme, ta ndërpresim krijimin e  tepricave buxhetore, dhe çfarë a do bëjmë me 100 milionë euro që janë mbledhur, nuk janë shpenzuar. Na duhet ta garantojmë që qytetarëve nuk i marrim nga xhepi më shumë se nga se na duhet.

T’i marrim para qytetarit nuk është qëllim me vete. Që nga 2016 bashkia mund t’i bëjë punët që bën edhe më me pak lekë. Kur mbahen në thes krijon një stanjacion ekomomik, është e padrejtë dhe sa kohë që nuk kthehet në shërbim lind pyetje pse i mbledh.

Për të shmangur këtë tepricë buxhetore që mos të kemi 17 milionë euro plus duhet të ndërpresim taksën për infrastrukturën arsimore. Është pajustifikuar që qytetarit të Tiranës t’i marrim taksë për infrastrukturë kur as kemi nevojë. Ne mund të përgjysmojmë tarifën e pastrimin. Duke e përgjysmuar, duke mos i çuar paratë tek inceneratori.

Ne kemi mundësi që t’i garantojmë qytetarëve të Tiranës kopshte dhe çerdhe, vlera do të jetë 3 milionë euro. Duke bërë këto gjëra ne mund të mbledhim 17 milionë euro më pak taksa. Nuk do të prodhojmë 17 milionë euro tepricë buxhetore në 2024. Ja lemë qytetarëve në xhep dhe vendosim një balancë në buxhet.

Çfarë do bëjmë me 100 milionë euro? Problemi kryesor që kanë njerëzit, është transporti, uji i pijshëm. Këto çështje duhen adresuar. P.sh mund të garantojmë që në shkollat e Tiranës mund të ketë ushqim falas. Mund të garantojmë transport falas për fëmijët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy