Kur bëhet fjalë për të mos larë flokët tuaj ka një listë të pafund të gjërave që mund të ndodhin.
Nga ana pozitive larja me shampo më rrallë do të thotë flokë më të hidratuar dhe më shumë kohë në mëngjes. Por çfarë ndodh nëse nuk i lani flokët aq shpesh sa keni nevojë?
Sigurisht ajo varet dhe nga lloji i flokëve tuaj, por siç thotë stilisti i famshëm Scott Yance për Bustle, struktura është unike për çdo person dhe për këtë arsye çdo lloj floku kërkon kujdes të ndryshëm.
Drejtoresha artistike e Matrix Global, Michelle O’Connor thotë se është normale të mos lash flokun për dy ditë ose më shumë.
“Nuk ka një standard të caktuar për frekuencën e larjes së flokut”, thotë O’Connor.
“Sa shpejt yndyroset floku juaj varet nga produktet që ju përdorni dhe mënyra e jetesës.
Larja e flokut mund të bëhet çdo ditë deri në një herë në javë. Por nëse nuk jeni të sigurt se sa shpesh ta lani e mira është të pyesni stilistin tuaj.”
Megjithatë të gjithë stilistët bien në një konsensus, se larja e flokut çdo ditë nuk është një ide e shkëlqyeshme.
Në fakt Robert H. Shmerling thotë se larja e flokut çdo ditë është një skemë marketingu për të shitur më shumë shampo sesa një rekomandim për higjienë.
Nëse deri tani e keni pasur zakon larjen çdo ditë të flokut, hidhini një sy artikullit për të kuptuar se çfarë ndodh me flokun tuaj nëse nuk e lani aq shpesh.

Për disa njerëz të mos lash flokun një ose dy ditë do të thotë flokë të trashë dhe voluminoz. Por për disa të tjerë mund të jetë e kundërta, floku duket më i hollë dhe me yndyrë.
Kur flokët e hollë nuk lahen, ato duket edhe më të hollë pasi qimet ngjiten me njëra tjetrën, thotë Richard Mannah, drejtori artistik i Joico.
Në rregull, këtë gjë mund ta keni përjetuar në pjesën e bikinit apo sqetulla, por a e dinit se kjo mund të ndodh edhe në lëkurën e kokës?
Qimet e rritura brenda të cilat nuk janë shkaktuar nga rruajtja, mund të krijohen nga vaji i grumbulluar.
“Sa më gjatë të mos e lani flokun aq më shumë papastërti grumbullohen në lëkurën e kokës dhe kjo gjë mund të shkaktojë qime të rritura brenda, por edhe shampoja e thatë mund të jetë një fajtor”, thotë Yance.

Nëse floku juaj duket i zbehtë, kjo do të thotë se qimet tuaja të palara po tërheqin pluhur. Edhe pse duket si zbokth, ato mund të jenë papastërti të mbledhura nga kapelja, pluhuri apo dhe jastëku, thotë Mannah.

O’Connor thotë se flokët kaçurrelë dhe me dredha përfitojnë nga moslarja përditë e flokut, pasi ato kanë prirje të thahen.
Yndyra natyrale e flokut kontribuon në flokët kaçurrela.
“Qëllimi këtu është të ruash lagështinë, edhe për këtë arsye, moslarja ndihmon në ruajtjen e nivelit të lagështisë.”, thotë ajo.
Ju mund të kaloni dy ditë pa i larë flokët tuaj dhe mund të arrini nivelin perfekt të yndyrës për të pasur flokë të butë.
“Kjo është shumë e vështirë për shumicën e njerëzve, por përpiquni t’i lani të paktën ditën tuaj të dytë”, thotë pronari i George Salon, George Gonzalez.



