Raporti i KLSH për sigurinë në shkolla, Ramaj: Gjetjet janë alarmuese, pasqyrojnë situatën reale

Raporti i KLSH për sigurinë në shkolla, Ramaj: Gjetjet janë alarmuese, pasqyrojnë situatën reale

Avokati Redi Ramaj komentoi në studion e emisionit “FactCheck” gjetjet e raportit të KLSH për sigurinë në shkolla. Ramaj tha se raporti pasqyron situatën reale në shkollat e vendit.  

 

Fëmijët janë kategoria më e pambrojtur. Të gjithë janë të vetëdijshëm për këtë. Duhet të trajtohet edhe më tepër si është siguria në shkolla. E dimë si ndodh në institucione. A u vra gjyqtari brenda gjykatës. E njëjta gjë ndodh edhe nëpër shkolla. Në momentin që kanë ndodhur nuk janë marrë masa. Të gjitha gjetjet janë reale. Neglizhohen raportimet për incidentet me fëmijët. Nuk ka komunikim të mirë mes drejtorëve dhe oficerëve të sigurisë. Ministria e Arsimit duhej të kishte komunikim perfekt me Policinë e Shtetit. 

 

Oficeri i sigurisë së zonës duhet të raportojë gjithashtu. Nëse në oborrin ose hyrjen e shkollës ka njerëz të armatosur, dikush duhet të raportojë. Edhe mësuesja duhet të raportojë. Çdo prind do që fëmijën ta ketë të sigurt në shkollë. 

 

Kemi rastin e Martin Canit. Është vrarë në hyrje të shkollës. 

 

Kemi pasur presione të hapura të prindërve ndaj shkollës. Disa fëmijë kanë babanë që vjen e thotë kam influencë dhe bëj çfarë të dua. 

 

Ky raport tregon realitetin e shkollave shqiptare. Duhet të jetë alarmues për ata që kontrollojnë sigurinë në shkolla. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy