“Çështja Beleri”, Milo: Kokëfortësia nga të dyja palët është e dëmshme. Kompromisi duhet kërkuar në rrugë diplomatike dhe jo deklarative (VIDEO)

“Çështja Beleri”, Milo: Kokëfortësia nga të dyja palët është e dëmshme. Kompromisi duhet kërkuar në rrugë diplomatike dhe jo deklarative (VIDEO)

Fredi Beleri është zyrtarisht kushti i Greqisë për hapjen e 5 kapitujve të parë të Shqipërisë me Bashkimin Europian në kuadër të çeljes së negociatave.

Lidhur me këtë çështje, ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo tha në studion e lajmeve në MCN Tv se ky qëndrim ishte paralajmëruar prej javësh nga kryeministri grek.

Duke vijuar më tej me logjikën e tij, Milo tha se duhet kërkuar në rrugë diplomatike dhe jo në rrugë deklarative mundësia e gjetjes së një kompromisi për të zgjidhur problemet.

Nuk  është një lajm i ri nëse sot ka një deklaratë zyrtare nga qeveria greke se është paralajmëruar prej javësh. Vetë kryeministri grek e ka paralajmëruar një qëndrim të tillë të Greqisë që kur ishte këtu në Tiranë, në një intervistë që dha patra disa javësh, po kështu dhe ministri i Jashtëm, dhe ministrat e Shtetit që kanë ardhur në Tiranë, e kanë bërë të qartë që do të ketë një qëndrim të tillë në Greqisë në përgjigje të moslejimit të betimit të Belerit.

Kjo është ngjatje që nuk duhej të ndodhte, gabimet janë të të dy palëve. Është nxitim i autoriteteve shqiptare për të arrestuar në të ashtuquajturën flagrancë Belerin dy ditë para zgjedhjeve, mund të ishte trajtuar ndryshe duke zbatuar ligjin siç është zbatuar në raste të tjera. E dyta është qëndrimi intransigjent që po mban Greqia në raport me integrimin e evropian të Shqipërisë dhe me hapjen e mundshme të negociatave të Konferencës së Dytë ndërqeveritare në muajin dhjetor.

Kemi të bëjmë me një reaksion zinxhir, që një veprim i nxituar emocional sjell pasoja po kaq emocionale politike nga pala tjetër. Duhet kërkuar në rrugë diplomatike dhe jo në rrugë deklarative mundësia e gjetjes së një kompromisi për të zgjidhur problemet sepse po shkojmë në një drejtim që s’është çështje inati personal e një lideri apo tjetri por është çështje që ka të bëjë me probleme të mëdha, si integrimi i Shqipërisë.

Sipas Milos çështja Beleri është kaq e vogël përballë një çështje kaq të madhe siç është integrimi evropian i Shqipërisë sa s’ka pse të mos kërkohet një zgjidhje.

Çështja Beleri është kaq e vogël përballë një çështje kaq të madhe siç është integrimi evropian i Shqipërisë sa s’ka pse të mos kërkohet një zgjidhje , nëse nuk e ka të qartë legjislacioni shqiptar të paktën nuk e përjashton sepse ka pasur dhe raste të tjera. Ky pingpong institucionesh për të gjykuar për këtë çështje nuk është serioz dhe i duhet dhënë një zgjidhje.

Nuk duhet të arrijmë që të bëhet çështje ndërkombëtare, dhe që Shqipëria të bëhet problem në forumet ndërkombëtare, qoftë edhe në Bruksel për një çështje që mund të ishte gjetur mirëkuptimi mes dy qeverive. Kokëfortësia nga të dyja palët për të vazhduar me qëndrimet e tyre është i  dëmshëm. Dëmton jo vetëm Shqipërinë në rastin konkret, jo vetëm marrëdhëniet 2 palëshe mes dy vendeve që janë konsideruar dhe si marrëdhënie të partneritetit strategjik, dhe nëse ky partneritet strategjik që bën fjalë dhe për çështje të mëdha që duhet të ballafaqohen të dy vendet nuk mund të zgjidhë këtë çështje, atëherë vihet në dyshim çfarë partneriteti është ky.

Kemi të vejmë me një problem të vogël që nuk meriton kaq shumë vëmendje dhe qëndrime intransigjente përballë një problematike të madhe që i lidh 2 vendet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy