Kombëtarja shqiptare e futbollit mposhtet me rezultat 2:1 në ndeshjen miqësore me Bosnje-Hercegovinën në “Elbasan Arena”.
Djemtë e drejtuar nga tekniku Italian u mposhtën përsëri duke shtuar rezultatet negative, pasi kjo për kombëtaren është humbja e katërt më radhë, por kësaj radhe vjen në ndeshje miqësore ndaj Bosnjes.
Për Boasnjën golat i shënuan Edin Dzeko nga Pika e bardhë dhe Senad Lulic, ndërsa golin e vetëm për Shqipërinë e shënoi Bekim Balaj.
Kujtojmë se në këtë ndeshje trajneri Gianni de Biasi bëri shumë ndryshime, duke provuar disa lojtarë të rinj.
Kjo përballje vjen pas humbjes prej 2-0 nga Italia në kuadër të kualifikimeve për ‘Rusia 2018’ që zbehu gjasat e kuqezinjve për kualifikim në Kampionatin Botëror. Nga ana tjetër, Bosnje Hercegovina fitoi me rezultat 5-0 kundër Gjibraltarit.
Minuta 68′ Bekim Balaj shkurton rezultatin për Shqipërinë
Minuta 42′, Bosnja shënon golin e dytë me anë të Lulic
Minuta 6′, Bosnja kalon në avantazh me anë të Edin Dzekos



