Bora dhe ngrica bllokon Britanin e Madhe, dhjetra fluturime janë anuluar

Bora dhe ngrica bllokon Britanin e Madhe, dhjetra fluturime janë anuluar

Reshjet e dendura të dëborës dhe akulli në rrugë ka pushtuar pjesën më të madhe të të Britanisë së Madhe. Temparaturat kanë arritur nen minus duke shkaktuar probleme në qarkullim, si dhe në fluturime në disa zona, ndërsa me mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike.

Shumë drejtues mjetesh mbeten për orë të tëra të bllokuar në Northamptonshire, ndërsa një aksident i ndodhur në rrugë, ku u përfshi një kamion e bllokuar të mbetej edhe autostrada. Sipas shërbimit meteorologjik në vend, situata mbetet e rënduar dhe pjesa më e madhe e Britanisë do të jetë nën pushtetin e akullit përgjatë natës.

Në aeroportin e Stansted pasagjerët u detyruan që të qëndronin të me orë të tëra në pritje për shkak se fluturimet u pezulluan dy herë, në mënyrë që të pastrohej dëbora në pistën e avionëve. Sipas BBC, shumë fluturime u shtynë dhe më shumë se 30 fluturime janë anuluar.

Shumë udhëtarë u ankuan në rrjete sociale, pasi mbetën për orë të tëra të bllokuar në avionë në tokë. Në Midlands, juglindje të Anglisë dhe Uellsit më shumë se 4 mijë shtëpi mbeten pa energji elektrike, megjithatë për shumë abonentë energjia është rikthyer.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy