
Do të jetë sigurisht një rrugëtim i gjatë, por ne jemi të kënaqur. Po bëjmë hapa të vegjël përpara.
I ftuar në emisionin italian “Verissimo” për të festuar paraprakisht 50-vjetorin (do të mbushë 7 prillin), Kledi Kadiu rikthehet për të folur për problemet shëndetësore të djalit të saj Gabrielit, i cili u diagnostikua me meningoencefalit pak pas lindjes.
“Gabrieli është i vendosur, një luftëtar, si unë”, vazhdon balerini dhe koreografi, duke i shpjeguar moderatores Silvia Toffanin se si ka ndryshuar jeta e tij pas diagnozës së djalit të tij.
Ai po më mëson të marr jetën ashtu siç vjen, të përveshë mëngët dhe të shikoj gjithmonë përpara.
Është e kotë të fokusohesh në gjërat e kaluara që nuk japin rezultat. Gëzimi i tij i të jetuarit më jep forcë.
Charlotte është nëna, ajo është shtylla e shtëpisë dhe Lea është një motër më e madhe fantastike.



