“Arbiter elegantiae”, kujdesi digjital për veshjen

“Arbiter elegantiae”, kujdesi digjital për veshjen

Vjen “arbiter elegantiae” i parë digjital, softueri që jep këshilla për veshjen e duhur. Ideja u prezantua gjatë Konferencës Ndërkombëtare për Vizionin e Kompjuterëve në Seul, të Koresë së Jugut. I zhvilluar nga ekspertë të Universitetit të Teksasit në Austin, gjykatësi i rafinimit digjital së shpejti mund të bëhet një aplikacion për smartphone dhe të ndihmojë të gjithë ata që janë në krizë para dollapit të rrobave. Quhet “Fashion ++” dhe vlerëson veshjen e një personi duke e vëzhguar atë në foto dhe jep këshilla të modës, duke sugjeruar një lloj të caktuar veshjeje (për shembull një xhaketë të gjatë) ose aksesor për ta bërë veshjen më elegante. "Ne kemi menduar për një inteligjencë artificiale të aftë për të dhënë këshilla për veshje si një mik", tha koordinatori i punës, Kristen Grauman. “Fashion ++” bazohet në sistemet e njohjes vizuale për të analizuar parametra të tillë si ngjyra, forma, gërshetimi, modelimi i sendeve të veshjeve të veshura. Ai u zhvillua dhe u trajnua në bazë të 10 mijë fotove të modës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy