Deputeti i PD-së, nuk do shkoj në takim me zyrtarin amerikan Yee (VIDEO)

Deputeti i PD-së, nuk do shkoj në takim me zyrtarin amerikan Yee (VIDEO)

Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi vlerëson çdo faktor që ndihmon në zgjidhjen e krizës politike në Tiranë, por nga ana tjetër ai bën të ditur se për arsye personale nuk do të jetë i pranishëm në takimin me zyrtarin amerikan Yee.

Këtë gje Patozi e ka bërë të ditur me anë të një statusi në “Facebook” ku shkruan:

INKURAJOJ FORT ÇDO FAKTOR QË NDIHMON ZGJIDHJEN E KRIZËS

E kam shprehur në mënyrën e duhur falenderimin dhe vlerësimin tim, jo vetëm ndaj ftesës për t’u takuar me zotin Yee, por mbi të gjitha ndaj pèrpjekjes së tij dhe të administratës amerikane për t’i dhënë një zgjidhje in extremis krizës se pakuptimtë politike në Tiranë.

Për një arsye të fortë personale nuk do të jem i pranishëm në takim, por vijoj të inkurajoj çdo faktor politik ndërkombëtar dhe vendas, që mund t’i shërbejë ende kauzës së zgjedhjeve normale në Shqipëri. Se nuk ma nxë goja ta them atë termin “të lira e të ndershme”, që me duket si versioni surrealist i ëndrrës shqiptare për demokraci perëndimore, kaq i largët me katandisjen tonë sot.

Ndonëse nuk i përkas racës së optimistëve futuristë, të cilët besojnë çdo përrallë që u shfaqet përpara, ende kam një shpresë të vakët se mund të gjendet prapëseprapë një shteg për të evituar dështimin e zgjedhjeve.

Sepse i qëndroj fort bindjes sime se mospjesmarrja e Partisë Demokratike në to është skenari më i keq i kësaj krize të pashembullt dhe të paprecedent

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy