Protesta e opozitës, Hita kryeson 1500 policë në terren/ Rikthehen fjalimet

Protesta e opozitës, Hita kryeson 1500 policë në terren/ Rikthehen fjalimet

Rreth 1500 efektivë të Policisë së Shtetit janë angazhuar për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë protestës së opozitës që pritet të zhvillohet para Kryeministrisë në Tiranë mbrëmjen e sotme. Në terren ka zbritur edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, i cili po ndjek nga afër situatën.

 

Autoritetet policore u kanë bërë thirrje organizatorëve që të shmangin çdo akt që mund të cenojë rendin publik dhe të distancohen nga çdo formë dhune. 

 

Ndërkohë ndryshe nga protestat e fundit, në të sotmen do të rikthehen fjalimet në podiumin para Kryeministrisë.

 

Ndërkohë, janë marrë masa të shtuara sigurie në zonë, ku është vendosur gardh metalik dhe podiumi për protestën, ndërsa qarkullimi në bulevard është bllokuar.

 

Disa rrugë kryesore përreth Kryeministrisë do të jenë të pakalueshme për automjetet. Në listën e akseve të bllokuara përfshihen Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, rruga “Ukraina e Lirë”, rruga “Papa Gjon Pali II” dhe rruga “Ismail Qemali”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy