Lombardia jep alarmin: Po shkojmë drejt fundit të kapacitetit të spitaleve

Lombardia jep alarmin: Po shkojmë drejt fundit të kapacitetit të spitaleve

Situata bëhet gjithnjë e më e vështirë në rajonin e Lombardisë, në Itali.

"Nëse tendenca e epidemisë SarsCov-19 vazhdon me këtë ritëm, Bergamo do të mbajë shumë pak: spitalet janë të tejmbushura dhe vendet në rajonin e Lombardisë gjithashtu po mbarojnë", është alarmi i ngritur nga Ivano Riva, anestezist në spitalin “Giovanni XXIII” në Bergamo.

Për momentin, thotë ai, "ne arrijmë të vendosim në aparaturat e frymëmarrjes jo më shumë se 7 persona në ditë dhe punojmë pa u lodhur, me një mesatare ndërrimi çdo 14 ditë".

"Unë besoj se ka një perceptim shumë të gabuar në Romë dhe më gjerë. Situata është objektivisht shumë e rëndë - thotë guvernatori i Lombardisë, Attilio Fontana, në një intervistë për Repubblica - virusi është tinzar, zhduket dhe rishfaqet dhe godet fort. Ne po na mbarojnë shtretërit në urgjenca".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy