
Një tjetër tërmet me magnitudë 3.4 i shkallës Rihter ka goditur Shqipërinë. Mësohet se këtë herë epiqendra ka qenë në afërsi të Velipojës.
Lëkundjet janë ndjerë në orën 09:37 dhe kanë pasur si epiqendër grykëderdhjen e Lumit të Bunës.
Duke qenë se ka pasur një thellësi prej 5 km, lëkundjet janë ndjerë nga banorët e zonës.




