Ndërtimi i resortit nga Bashkim Ulaj, banorët e Rrjollit protestojnë para SPAK: Duam drejtësi, është bërë mbivendosje tek pronat (VIDEO)

Ndërtimi i resortit nga Bashkim Ulaj, banorët e Rrjollit protestojnë para SPAK: Duam drejtësi, është bërë mbivendosje tek pronat (VIDEO)

Banorët e fshatit Baks-Rrjoll në Velipojë e kanë zhvendosur protestën e tyre para SPAK, ashtu siç kishin bërë me dije një ditë më parë.

60 familje pretendojnë se biznesmeni Bashkim Ulaj po ndërton në pronat e tyre një resort luksoz.

Për mikrofonin e MCN Live banorët u shprehën se kërkojnë drejtësi nga SPAK dhe se personi që ka marrë tokën e tyre duhet të përgjigjet para tyre.

Jemi pranë SPAK për të kërkuar drejtësi sepse na është mohuar e drejta e pronësisë. Mbi pronën tonë është bërë mbivendosje. Kemi bërë një kallëzim që më 17 mars dhe nuk kemi marrë kthim përgjigje. Tek SPAK kam besim, se s’më është përgjigjur. I jam drejtuar SAPK se është e rëndësishme, është një fshat i tërë, janë 60 familje.

Jam Gëzim Pjeshka. Jam banor i Rrjollit. Po na vijnë në tokat tona. Kam 272 dynym, pse të ma marrë tjetri, i kam dokumentet. Do të kërkojmë drejtësi.

Të na përgjigjet ai që ka marrë tokën tonë. Vijnë dhe na dhunojnë, na marrin tokat.

Do kemi protesta, përplasje arrestime. Kështu do të veprojmë çdo ditë nëse nuk na jepet zgjedhje.

Banorët ngrenë akuza se biznesmeni Ulaj në bashkëpunim me kreun e Partisë së Lirisë në Malësi të Madhe, Fatmir Shpellzaj u ka grabitur tokat.

Po ashtu banorët duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit Arsen Rusta tha se ata nuk i lënë të regjistrojnë pronat në hipotekë.

Ata thanë se kanë shkuar dhe në Bashkinë Shkodër, por nuk kanë marrë përgjigje pasi bashkia i përgjigjet vetëm atyre që punojnë në këtë institucion.

Në SPAK kallëzimi është dhe për gjyqtaren Vojsava Osmani dhe gjyqtarin Astrit Kalaja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy