SHBA miraton projektligjin që ndalon TikTok, kompania 9 muaj afat për të shitur aksionet

SHBA miraton projektligjin që ndalon TikTok, kompania 9 muaj afat për të shitur aksionet

Senati i SHBA ka miratuar një projekt-ligj historik të diskutueshëm që mund të ndalojë TikTok në Amerikë.

Pr.ligji i jep pronarit kinez të TikTok, ByteDance, nëntë muaj kohë për të shitur aksionet e tij ose aplikacioni do të bllokohet në Shtetet e Bashkuara.

Projektligji do t’i dorëzohet presidentit amerikan Joe Biden, i cili ka thënë se do ta nënshkruajë atë sapo të arrijë në tryezën e tij.

Më parë firma tha se do të kundërshtonte çdo përpjekje për ta detyruar atë të shesë TikTok.

Nëse SHBA është e suksesshme në detyrimin e ByteDance për të shitur TikTok, çdo marrëveshje do të kishte ende nevojë për miratim nga zyrtarët kinezë, por Pekini është zotuar të kundërshtojë çdo lëvizje të tillë. Analistët thonë se procesi mund të zgjasë vite.

Masa u miratua si pjesë e një pakete prej katër projektligjesh që përfshinin gjithashtu ndihmën ushtarake për Ukrainën, Izraelin, Tajvanin dhe partnerët e tjerë të SHBA-së në rajonin Indo-Paqësor.

Ajo pati mbështetje të gjerë nga ligjvënësit, me 79 senatorë që votuan pro dhe 18 kundër.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy