Soko: '21 Janari' është përtej katër vrasjeve, partia në pushtet vijon ta shfrytëzojë me një retorikë të shëmtuar

Soko: '21 Janari' është përtej katër vrasjeve, partia në pushtet vijon ta shfrytëzojë me një retorikë të shëmtuar

Kanë kaluar 15 vite nga ngjarja e rëndë e 21 Janarit 2011, kur katër protestues të paarmatosur – Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, humbën jetën para Kryeministrisë gjatë protestës së thirrur nga Partia Socialiste.

Analisti Pano Soko, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, u shpreh se 21 Janari nuk duhet parë vetëm si një ngjarje me katër viktima, por si një moment që, sipas tij, është shfrytëzuar politikisht për vite me radhë.

21 Janari është shumë përtej katër vrasjeve. E gjithë kjo maskaradë që po shfaqet edhe sot tregon se qëllimi i asaj dite nuk ishte thjesht një protestë. 

Ngjarja dhe viktimat janë përdorur për interesa politike nga një forcë që atëherë synonte pushtetin dhe që sot është në qeveri.

Ishte shfrytëzimi i atyre kufomave për interesat politike të një partie që erdhi në pushtet dhe që edhe sot, pas 15 vitesh, vazhdon ta përdorë këtë ngjarje me një retorikë të shëmtuar.

 Ata nuk duan ta mbyllin këtë kapitull. 

Në momentin që përfundoi 21 Janari, duhej të mbyllej perdja. Por ata e duan këtë ngjarje të përjetshme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy