
Gjykata Kushtetuese ka shtyrë sot seancën për shqyrtimin e padisë së Partisë demokratike për VKM për operacionet për ndërtimet pa leje.
Sipas gazetarit Arsen Rusta në një komunikim me MCN live, shkak i shtyrjes është bërë pretendimi se kërkesë-padia është firmosur nga dy deputetë që kane hequr dorë nga mandati, Grida Duma, Alfred Rushaj dhe si të tillë tani duhet zëvendësuar përmes firmës.
Rusta tha se PD ka afat deri më 21 prill që të gjej dy firma tjera zëvendësuese.
Ajo që nuk bëri Shoqata e Ndërtuese, e ka bërë GP i PD-së, komanduar nga Alibeaj, 40 minuta seancë të mbajtur sot, ka bërë që juristja e Këshillit të Ministrave kanë kërkuar rrëzimin e padisë, të cilët thanë se kërkesa nuk legjitimohet, për arsye se kërkesë padia është firmosur nga dy deputetë që kane hequr dorë nga mandati, Grida Duma, Alfred Rushaj. Tani ata kanë afat deri më 21 prill për të plotësuar firmat e munguara për legjitimitetin sipas ligjeve.
Sekretari Bardhi ka kërkuar që gjykata ta marrë në shqyrtim. Trupa gjykuese e cila doli në seancë nuk pati asnjë vendim gjatë ditës së sotme, as për ta kaluar në seancë gjyqësore e as për të dhënë një vendim nëse ky vendim i KM ose ky akt normativ është kushtetues ose antikushtetues.
Në këtë seancë për afro 40 minuta ka pasur një detaj pretendim të ngritur nga KM ku padia e firmosur nga 28 deputetët nuk është më një padi e vlefshme, pasi nga 28 deputetët, më Duma dhe Rushaj kanë hequr dorë nga mandati, dhe duke mos qenë më të tillë, ata kanë humbur të drejtën për të qenë pjesë e kësaj padie.
Do duhet, sipas Gjykatës, që deri më datën 21 prill, pasi me 26 prill është seanca e radhës, për të parë nëse ka ose jo legjitimitet sipas ligjeve dhe Kushtetutës, do duhet që PD të sjellë edhe dy firma të tjera për të plotësuar akt padinë.
Fill pas seancës ka reaguar sekretari Bardhi, i cili e ka cilësuar si zvarritje me dashje të procesit, një ndikim nga qeveria shqiptare dhe ka hedhur akuza të drejtpërdrejta duke thënë që është kryeministri Rama ai që bën presion të hapur ndaj Gjykatës dhe do duhej që palët brenda datës 21 prill, të sjellin firma të tjera, kundrejt shfuqizimit të një akti normativ ku qeveria jo vetëm sekuestron, jo vetëm konfiskon, gjobit, ata ndërtues ose biznesmen, të cilët mbi lejen e ndërtimit kanë bërë shtesa ose kanë shkelur dhe jo respektuar.



