Thaçi shtyn ditën e seancës konstituive të Kuvendit: E kërkuan partitë, mbahet më 26 dhjetor

Thaçi shtyn ditën e seancës konstituive të Kuvendit: E kërkuan partitë, mbahet më 26 dhjetor

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vendosur që të ndryshojë datën e thirrjes së Mbledhjes së Parë të Legjislaturës së Shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ndonëse ishte paraparë që seanca të mbahej më 24 dhjetor, tash është shtyrë për 26 dhjetor.

Në një njoftim të zyrës së tij thuhet se “duke respektuar kërkesën e shumicës së partive politike që kanë siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës, me sqarimin se data 24 dhjetor lidhet me pushimin për festën e Kërshëndellave, presidenti Thaçi ka vendosur që Mbledhjen e Parë të Legjislaturës së Shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës ta thërras më datën 26 dhjetor, në orën 15:00”.

Të mërkurën ai kishte vendosur që mbledhja të mbahej në orët e paradites së 24 dhjetorit.

Mbledhja e parë do të mbahet në ditën e fundit të afatit prej një muaji që filloi të numërohet më 27 nëntor, kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, certifikoi rezultatet e votimeve, duke i hapur rrugën procesit të ngritjes së institucioneve të reja.

Udhëheqësi i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, u takuan të mërkurën në përpjekje për të përmbyllur një marrëveshje për bashkëqeverisje. Por, pas atij takimi , sot u tha se do të ketë takime të tjera për t’u pajtuar rreth koalicionit.

Megjithëse të dyja subjektet kanë arritur pajtim për programin qeverisës, ato po përballen me një ngërç për ndarjen e pushtetit dhe një nga çështjet kryesore është çështja e postit të presidentit të vendit, pasi që Lidhja Demokratike po kërkon që në kuadër të marrëveshjes për bashkëqeverisje të jetë edhe ky post dhe ai t’i takojë asaj në vitin 2021.

Të dyja partitë kanë gjithsej 57 vende në parlamentin me 120 deputetë, ndërsa për ta miratuar formimin e qeverisë duhen së paku 61 vota. Për këtë ato llogarisin në votat e deputetëve të komuniteteve jo serbe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy