Soreca: Fund ndikimit të politikës në media, kemi gati projektin e ri (VIDEO)

Soreca: Fund ndikimit të politikës në media, kemi gati projektin e ri (VIDEO)

Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, shprehet i zhgënjyer me përmirësimin e kushteve që garantojnë lirinë e medias. Gjatë mbledhjes së Forumit të Pestë të Zhvillimit të Medias, Soreca tha se duhet t’i jepet fund ndikimit të politikës në media dhe në funksion të kësaj është hartuar një projekt i përbashkët me Këshillin e Europës.

Është shumë e rëndësishme që të flasim për lirinë dhe zhvillimin e medias. Ka pasur zhgënjim sa i përket kushteve ekonomike dhe politike për të zbatuar lirinë në media. Sundimi i ligjit në sektorin e medias është mjaft i rëndësishëm dhe është shumë e rëndësishme që t’i jepet fund ndikimit të politikës në media dhe mungesës së transparencës. Mbështetja jonë është e madhe ndaj lirisë së medias. Bashkë me Këshillin e Evropës kemi prezantuar projektin tonë të përbashkët sa i përket lirisë së medias. Është shumë e rëndësishme liria e shprehjes”, tha ai.

Soreca tha se është e rëndësishme të mbështetet gazetaria e pavarur, larg ndikimeve.  

Duam të mbështesim edhe gazetarët investigativë të pavarur në projektet e tyre. Të japim mbështetje për raportin e paanshëm. Gazetarët duhet të vijnë me ide të reja. Do të japim mbështetje për të gjitha këto. Jemi plotësisht në anën e gazetarëve në Shqipëri, për të bërë një punë profesionale dhe ashtu siç duhet. Duhet ndjekur me vëmendje situata politike në vend. BE ka bërë përpjekje për të mbështetur të gjitha shërbimet e medias”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy