Janjiç: Dy politika të njëjta, Kosova e Serbia do të vijojnë konfrontimet

Janjiç: Dy politika të njëjta, Kosova e Serbia do të vijojnë konfrontimet

Analisti i njohur në Serbi dhe Ballkan, Dushan Janjic ka kritikuar veprimet e kryeministrit Albin Kurti dhe qeverisë së Kosovës para zgjedhjeve lokale.

Në një intervistë ekskluzive për MCN TV, Janjiç hedh dyshime se këto veprime janë të qëllimshme pasi në 3-4 javët e fundit ka pasur vetëm tensione të inicuara nga veprimet e qeverisë, ndërkohë që Kosova po kalonte një fushatë zgjedhore.

"Fatkeqësisht, në 3-4 javët e fundit po flasim për incidentet dhe pasigurinë politike teksa një risk të lartë për stabilitetin dhe sigurinë në Veriun e Kosovës, plus është kjo që po ndodh në mes të të ashtuquajturës fushatë elektorale. Ju e dini që mazhoranca në Kosovë bie dakord mos bëjë fushatë prej pandemisë së COVID-19, por dy partitë kryesore Vetëvendosja dhe Lista Serbe luftojnë me barrikada, është jo e zakonshme dhe këto ngjarje po futen në axhendë për zgjedhjet e lira dhe të ndershme locale”, tha Janjiç.

Sa i përket aksionit të fundit kundër kontrabandës në Kosovë që përfshiu dhe Veriun, analist serb theksoi se veprimi mund të jetë legal, por koha në të cilën kryhet është e gabuar.

“Qeveritë në mandate teknike, si ajo e Kurtit dhe shumica e botës demokratike nuk ndërmarrin veprime të tilla përpara zgjedhjeve”, tha Janjiç.

Gjithsesi analisti parashikon se tensionet do të vijojë për shkak se pas lokaleve në Kosovë do të ketë zgjedhjeve të përgjithshme në Serbi.

“Nuk jam i sigurt nëse këto qeveri janë gati ti shmangin konfliktet, sepse kemi dy politika të njëjta në të dy vendet, nuk kanë limite, dhe përfundimisht interesi i Vuçiç është që të lejojë periudhën e konfrontimit deri në zgjedhjet Serbisë”, shtoi ai.

Brenda 1 muaji Kosova dhe Serbia kanë dalë nga rruga e dialogut pas dy iniciativave të qeverisë së Kurtit për të vendosur reciprocitetin mbi targat dhe aksionin e fundit antikontrabandë të 13 tetorit. Të dyja veprimet nuk janë pritur mirë nga komuniteti serb në Veri të Kosovës apo dhe nga Beogradi që ka reaguar me gjuhë të ashpër e kërcënime.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy